7.7 C
Pristina
Monday, October 21, 2024

Buy now

spot_img

AAK e cilëson kidnapim politik ndalimin e Haradinajt në Francë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tash e tutje do ta cilësojë si kidnapim politik ndalimin e Haradinajt në Francë.

Sipas këtij subjekti, ndalimi i tij nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë por me qëndrimet dhe zhvillimin e Kosovës, transmeton lajmi.net

“Ndaljen e mëtejshme të Kryetarit Ramush Haradinaj në Francë, tash e tutje e konsiderojmë kidnapim të pastër politik. Mbajtja e tij tash e dy muaj, nuk ka asnjë lidhje as me drejtësinë as me të shkuaren e Haradinajt, por me qendrimet e tij parimore në raport me zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën. Kjo farsë gjyqësore me Haradinajn duhet të marrë fund menjëherë. Kërkojmë nga autoritet franceze që të mos vihen në shërbim të Serbisë, e cila është kthyer në mendësinë e vjeter dhe po don që sërish të shkaktojë trazira në Ballkan”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Lexo komunikatën e plotë:

Ndaljen e mëtejshme të Kryetarit Ramush Haradinaj në Francë, tash e tutje e konsiderojmë kidnapim të pastër politik.

Mbajtja e tij tash e dy muaj, nuk ka asnjë lidhje as me drejtësinë as me të shkuaren e Haradinajt, por me qendrimet e tij parimore në raport me zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën.

Iu bëjmë me dije të gjithëve se Ramush Haradinaj nuk është vetëm dhe zvarritja e lirimit të tij, mund të prodhojë pasoja të rënda për paqen dhe stabilitetin.

Kjo farsë gjyqësore me Haradinajn duhet të marrë fund menjëherë. Kërkojmë nga autoritet franceze që të mos vihen në shërbim të Serbisë, e cila është kthyer në mendësinë e vjeter dhe po don që sërish të shkaktojë trazira në Ballkan.

Autoritetet e Kosovës ndërkaq, duhet që me urgjence të vihen në levizje, sepse ndalja e Haradinajt nuk ka të bëjë me individin por është sulm ordiner mbi të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.

AAK dhe shqiptarët, nuk do të qetësohen përderisa ai të mos i kthehet vendit të tij dhe punëve që e presin në Kosovë.

Kosova ka nevojë për Ramush Haradinajn dhe prandaj askush nuk ka të drejtë që ta pengojë atë që të punojë për vendin e tij. Nëse institucionet e Kosovës do të rezultojnë të pafuqishme në veprim, atëherë fatet e kësaj çështjeje do t’i marrë në dorë populli.

Kosova ka dhënë boll për stabilitetin rajonal dhe nuk mund të japë më

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img