Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit lidhur me procedimin e Projektligjit për FSK-në.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj ka theksuar se Qeveria ka afat një mujor që të kthejë procedimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Do ta përkrahim fuqishëm këtë projektligj”,ka thënë Lekaj, shkruan Indeksonline.
Ndërsa deputeti nga radhët e Nismës njëherësh anëtar i Komisionit për Siguri, Haxhi Shala ka thënë se NISMA do të mbështesë inicimin për projektligjin e FSK-së dhe rezolutën kundër arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

