1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

AAK deklarohet sërish për dështimin e takimit me Osmanin : Ishte në takim me Abdixhikun, u vonua disa minuta

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar sërish për mosrealizimin e takimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me presidenten Vjosa Osmani, e cila ftoi partitë opozitare parlamentare për të diskutuar mbi draftin e Asociacionit.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, më herët deklaroi për Express se Haradinaj shkoi në Presidencë për t’u takuar me presidenten Osmani, por se ajo u vonua dhe takimi s’u realizua për këtë arsye.

Nga ana tjetër, Presidenca tha se nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka informuar presidenten Osmani për arritjen e tij.

“Takimi ishte paraparë të mbahet, por për shkaqe protokollare nuk është realizuar. Z.Haradinaj nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka njoftuar Presidenten për arritjen e tij”, tha Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidentes.

Për këtë përgjigje nga Presidenca është deklaruar sërish zëdhënësi i AAK-së, i cili tha se Osmani ishte në takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kur Haradinaj arriti në Presidencë.

“Nuk ka qenë puna që protokolli do ta njoftonte presidenten për arritjen e zotit Haradinaj në takim dhe që Haradinajt nuk i pritej. Protokolli e ka njoftuar zotin Haradnaj se Presidentja ishte akoma në takim me kryetarin e LDK-së. Ajo vetë e kishte caktuar orën e takimit dhe vetë nuk e kishte respektuar agjendën e vet. Takimi ka qenë i planifikuar për në ora 12:00 dhe është vonuar për disa minuta. Kjo është e vërteta”, tha Xhemaili.

Kupina tha se ftesa e Osmanit për Haradinaj qëndron e hapur.

“Pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani ka lënë të hapur mundësinë e takimit ditëve në vazhdim, kurdo që kreu i AAK-së e vlerëson se duhet diskutuar dhe adresuar çështjet e rëndësisë nacionale. Dera e Presidencës vazhdon të mbetet e hapur”.

Osmani ka ftuar tre liderët e partive opozitare parlamentare për të diskutuar rreth draftit të Asociacionit të propozuar nga ndërmjetësit.

Deri më tani ajo është takuar vetëm me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku meqë ai i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se nuk iu përgjigj ftesës së presidentes sepse “takimet konsultative nuk kanë asnjë efekt në draft- statutin e Asociacionit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img