Site icon PrishtinaPress

AAK bojkoton Kuvendin deri më 6 prill

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një njoftimi për media bën të ditur se është e pakënaqur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, Presidentit, Qeverisë, por edhe Kuvendit në përshpejtimin e lirimit të Ramush Haradinajt, prandaj edhe kanë marrë vendim që ta bojkotojnë punën e  Kuvendit deri më 6 prill 2017.

Në njoftim thuhet se deputetët e AAK-së, janë të zhgënjyer me neglizhencën që institucionet e Kosovës e kanë pasur në rastin Haradinaj, por edhe në raport me flet-arrestet e kundërligjshme të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës.

Ky është reagimi i plotë i AAK-së:

“Të pakënaqur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës; Presidentit, Qeverisë por edhe Kuvendit në përshpejtimin e lirimit të Ramush Haradinajt, Grupi Parlamentar i AAK-së merr vendim ta bojkotojë Kuvendin e Kosovës, deri me datë 6 Prill 2017.

Grupi Parlamentar i AAK-së, i bindur se nuk po ndërhyn në sistemin e drejtësinë, shtyrjen e vendimit për lirimin e Haradinajt, e konsideron padrejtësi në vete. Deputetët e AAK-së, janë të zhgënjyer me neglizhencën që institucionet e Kosovës e kanë pasur në Rastin Haradinaj, por edhe në raport me fletarrestet e kundërligjshme të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës.

Ne deputetët e AAK-së, kemi vendosur për këtë masë, me bindjen se kjo do të kuptohet drejt dhe do të nxisë angazhimin e duhur të shtetit të Kosovës në mbrojtjen e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj”.

Exit mobile version