2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

AAK: Ata që provojnë të ecin përpara pa Amerikën, nuk janë të vërtetë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë ku është diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë.

Në një deklaratë të lëshuar nga ky subjekt pas kësaj mbledhje, thuhet se Kosova duhet të kthehet në kursin e vet të vërtetë, e t’i kthehet aleatëve të vet.

“Kosova ka mbërritur këtu ku është sot, vetëm falë njerëzve të vërtetë, në të gjitha fazat e një lufte shekullore, deri në lirinë e plotë dhe në krijimin e shtetit. Dhe e vërteta e jonë është paqëndrueshme pa anëtarësimin e Kosovës në NATO, e kjo nuk bëhet pa aleatët strategjikë, Amerikën dhe demokracitë tjera perëndimore. Ata që sot provojnë të ecin përpara duke mos e përfillur aleatin kryesor të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Amerikën, nuk janë të vërtetë”, thuhet në deklaratën e AAK-së.

Tutje në këtë deklaratë thuhet se ata që zvarrisin marrëveshjen përfundimtare me Serbinë i janë futur një misioni për rikthim të Kosovës në pikën zero.

Deklarata e plotë:

Kosova është një dhe e vërteta e saj është vetëm një

Ajo mund të mbijetojë, të forcohet e të prosperojë vetëm me njerëz të vërtetë. Eksperimentet me platforma e ide, pa të vërtetën dhe pa njerëzit e vërtetë, vetëm sa e zgjasin agoninë tonë.

Dhe e vërteta për Kosovën sot është përfshirja e njerëzve të vërtetë në vendimmarrje për vendin.

Kosova ka mbërritur këtu ku është sot, vetëm falë njerëzve të vërtetë, në të gjitha fazat e një lufte shekullore, deri në lirinë e plotë dhe në krijimin e shtetit.

Dhe e vërteta e jonë është paqëndrueshme pa anëtarësimin e Kosovës në NATO, e kjo nuk bëhet pa aleatët strategjikë, Amerikën dhe demokracitë tjera perëndimore.

Ata që sot provojnë të ecin përpara duke mos e përfillur aleatin kryesor të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Amerikën, nuk janë të vërtetë.

Prandaj Kosova duhet të kthehet në kursin e vet të vërtetë e t’u kthehet aleatëve të vet.

Ata që e zvarrisin marrëveshjen përfundimtare për njohje me Serbinë, me lloj-lloj marifetesh e justifikimesh, e me zgjidhje qesharake për veriun e vendit, e kanë me hile. Ata i janë futur një misioni të pamundshëm, rikthimin e Kosovës në pikën zero.

Është detyrë e secilit prej nesh, që qysh sot të zhbllokohet gjendja e krijuar në veri dhe të përmbyllet kapitulli i marrëveshjes finale me Serbinë dhe kjo nuk mund të bëhet me njerëzit që nuk janë të vërtetët.

Në planin e brendshëm e vërteta jonë mbështetet në tri shtylla:

• Rend dhe ligj e pa sulme të pushtetit ndaj sistemit të drejtësisë dhe mediave;
• Luftë kundër korrupsionit e informalitetit, që nënkupton shkëputje të lidhjeve të shkurtra korruptive, depolitizim të administratës e të bordeve;
• Zhvillim ekonomik e sektorial që nënkupton zhbllokimin e mjeteve financiare dhe rikthimin e tyre në projektet zhvillimore, heqjen e pengesave për investime të huaja, mbështetjen e bizneseve vendore e jo anatemimin e tyre si dhe politika të qëndrueshme në sektorë veç e veç.

Vendi sot ka nevojë për të vërtetën e vet dhe pa e kuptuar të vërtetën nuk do të mund të lëvizim nga vendi. Nuk bëjmë përpara dhe do të ngecim aty ku kemi ngecur tash e tri vjet.
Asnjë synim politik, diplomatik, ekonomik apo fundja edhe nacional, nuk do të mund ta realizojmë pa njerëz të vërtetë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img