-1.1 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

spot_img

A u vranë serbët nga serbët në Kosovë? (VIDEO)

Pos mërzisë për humbjen e fëmijëve të tyre, ndër vete bartin edhe mllefin për drejtësinë që s’u vu që 20 vjet.

Familjarët e dy të rinjve serb që u vranë më 13 gusht të 2003-ës në Gorazhdec të Pejës, fajtorët s’i dinë ende.

Si për këtë rast, edhe për atë ‘Panda’ ku u vranë 6 të rinj, Serbia fajësonte Kosovën.

Por, për këtë të fundit, qëndrimi disi ndryshoi nga Beogradi, kur presidenti Aleksandar Vuçiq, deklaroi se s’ka dëshmi që krimi u krye nga shqiptarët, njofton Klan Kosova.

Kështu në shkurt të këtij viti, familjarët e viktimave, kreut të shtetit serb iu drejtuan me një letër me kërkesën për të dëshmuar se kush ka urdhëruar vrasjen e fëmijëve të tyre.

Për këtë çështje prokuroria serbe nisi hetime më 2016.

Rreth zbardhjes së të dy rasteve, profesoresha e të Drejtës Ndërkombëtare, Gjylbehare Bella – Murati thotë se duhet të punojnë autoritetet kosovare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img