Site icon PrishtinaPress

A u gjetën gjurmë plumbash? Irani publikon raportin për rrëzimin e helikopterit të Presidentit Raisi

Irani publikon raportin për rrëzimin e helikopterit ku vdiq Presidenti Ebrahim Raisi ku thuhej se asnjë gjurmë plumbash nuk u gjet në trupin e helikopterit të presidentit të ndjerë. i cili u rrëzua në fillim të kësaj jave. Siç raportohet lajmi është bërë i ditur nga shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit.

Shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit tha se po publikon gjetjet paraprake të hetimit për aksidentin fatal që i mori jetën presidentit dhe siç thekson mund të thuhet me siguri se nuk ka pasur plumba.

“Asnjë gjurmë plumbash apo objektesh të ngjashme nuk u gjetën në trupin e helikopterit të rrëzuar,” thuhej në deklaratën e publikuar nga mediat ndërkombëtare.

Gjithashtu raporti përsëriti se mbetjet e helikopterit u gjetën duke përdorur dronët iranianë, duke hedhur poshtë pretendimin e Ankarasë se droni turk Akinci gjeti mbetjet. Po ashtu arkivoli i raisi u dërgua në Mashhad në Iranin verilindor pasi funeralit të tij i cili u mbajt në qytetin lindor të Birzad, ku mijëra njerëz dolën në rrugë për të bërë nderimet e tyre të fundit.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi, 63 vjeç, shihej gjerësisht si një kandidat për të pasuar liderin suprem 85-vjeçar Ali Khamenei. Mohammad Mohber, i cili ishte nënkryetar i parë, ka marrë postin e presidentit të përkohshëm deri në zgjedhjet e 28 qershorit.

Exit mobile version