Site icon PrishtinaPress

A.S dënohet me një vit burgim për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit A.S për veprën penale Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi.

Kështu bëhet e ditur në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“I akuzuari A.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën kohore prej 2 (dy) viteve, i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale. Të akuzuarit A.S në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 14.10.2019 deri me dt.05.03.2020”.

“I akuzuari A.S është akuzuar nga Prokuroria pasi që në muajin tetor të vitit 2019 në Prishtinë, i akuzuari përmes aplikacionit kompjuterik “E-MULE”, duke shfrytëzuar internetin e hotelit “Kika”, kishte shpërndarë 19 video me përmbajtje pornografike për fëmijë dhe disa video të tjera, të cilat iu kishin zënë në flagrancë nga policia duke i shpërndarë nga Laptopi i tij, si dhe kishte vënë në dispozicion pornografi për fëmijë, ashtu që secila pajisje elektronike që e ka pasur të instaluar aplikacionin E-Mule ka mundur të këtë qasje në video dhe materialin tjetër pornografik”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Exit mobile version