Infektologu Ilir Tolaj thotë varianti i ri i Covid 19, ngjason me virusin e mëparshëm.
Një variant i ri i virusit COVID 19, tashmë ka filluar të përhapet në disa shtete.
Britania e Madhe është në mesin e tyre.
Frika që diçka e tilla mund të ndodhë edhe në Kosovë, ka alarmuar institucionet.
Madje Ministria e Infrastrukturës, ka marrë vendim që t’i pezullojë linjat ajrore të fluturimit nga Kosova në Britani të madhe dhe anasjelltas.
video nga minuta 27.
Por gjithë këto veprime të Ministrisë po i sheh si të pa arsyeshme infektologu, Ilir Tolaj.
Megjithatë pezullimi i fluturimeve, nuk e përjashton mundësinë që ky virus mund të arrij në Kosovë.
Tolaj, në bazë të njohurive të tij profesionale thotë se nuk ka vend për panik.
Sipas tij varianti i ri nuk dallon shumë nga Sars Cov 2 me të cilin Kosova po përballet tash e sa muaj.
T7 ka pyetur edhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë nëse dikush po dyshohet ose ka kërkuar të testohet e që ka lidhje me variantin e ri të virusit por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.
Deri më tani Ministria e Shëndetësisë nuk ka lajmëruar për ndonjë rast të tillë.