0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

A refuzoi Arben Vitia të nënshkruajë marrjen e vaksinave: Flasin nga Pfizer&BioNTech

Kompania amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë folur rreth negociatave që kanë me Qeverinë e Kosovës për sigurimin e vaksinave. Nga kjo kompani kanë thënë se bisedimet me Qeverinë e Kosovës janë konfidenciale, derisa kanë thënë se për momentin nuk kanë ndonjë gjë për të deklaruar.

Gazeta online “Insajderi” ka publikuar sot një hulumtim, në të cilin thonë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me kompaninë amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech për t’ia siguruar vaksinat Kosovës. Vetë ministri Vitia në një konferencë për media e ka cilësuar si të pavërtetë raportimin.

Lidhur me gjithë këtë, në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë folur nga kompania Pfizer dhe BioNTech, të cilët kanë thënë se janë në diskutime me Qeverinë e Kosovës për t’ia mundësuar marrjen e vaksinave.

“Ne jemi në diskutime me Qeverinë e Kosovës për t’ua mundësuar marrjen e vaksinave. Diskutimet me Qeverinë janë konfidenciale dhe nuk kemi asgjë për të thënë për momentin”, ka thënë Ursha Lakner nga Pfizer dhe BioNTech për Gazetën Express, të pyetur rreth gjith detajeve për të cilat është raportuar sot.

Lakner ndër të tjera ka thënë se kompania amerikane është e përkushtuar për të përmbushur nevojat globale të shëndetit publik sa i përket furnizimit me vaksina.

“Pfizer dhe BioNTech janë të përkushtuar për të ndihmuar përmbushjen e nevojës globale të shëndetit publik sa i përket vaksinës”, ka thënë Lakner.

Kosova aktualisht ka marrë vetëm një sasi prej 24 mijë vaksinave të llojit Astra Zeneca, derisa një kontigjent i dytë nga COVAX pritet që të arrijë në të ardhmen. Deri tani janë vaksinuar personeli mjekësor dhe qytetarët të cilët janë mbi moshën 80 vjeçare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img