I ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq gjatë ditës së djeshme tha se ka mundësi që sot të vijë në Kosovë për të përkrahur serbët gjatë zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës.
Por Gjuriq e ka dhënë deklaratën vetëm për bujë politike pasi nuk po vjen, transmeton Indeksonline.
Në një intervistë për “TV Pink”, ai ka thënë se do të respektoj vendimin e Kosovës për ndalimin e vizitës por ai do të vazhdojë të jetë nga Serbia me qytetarët serb.
Ai bëri apel tek serbët në komunat veriore që të dalin në votim për mbijetesën e serbëve.
“Unë dua të apelojë tek bashkatdhetarët tanë në Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut që të kujdesen për mbijetesën e serbëve në këto zona dhe të dalin masovikisht në zgjedhje.”, u shprehë Gjuriq.
Ndërsa, Milovan Drecun ka bërë thirrje që të mos votohen kandidatet shqiptarë.
“Kur dikush voton kandidatët shqiptarë i ka bërë dëmin më të madh të mundshëm popullit të vet.”, tha ai.