-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

A po të ribashkohet Limaj me PDK’në?

Zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen së shpejti, mund ta kthejnë Fatmir Limajn në partinë amë. Gazeta Express ka pyetur brenda PDK’së dhe Nismës për mundësinë që këto të dyja të hyjnë në zgjedhje brenda një liste zgjedhore.

Deklaratat e fundit nga zyrtarë të lartë të Nismës kanë lënë të kuptojnë për një afërsi mes Limajt e PDK’së.

Vetë kryetari i partisë, Fatmir Limaj, në ka thënë javën e kaluar në Pressing se “Një koalicion i tillë, PDK-Nisma, do të luftonte për vend të parë”.

Ndërsa ditë më parë, Bilall Sherifi nga radhët e Nismës deklaroi se partia kanë nisur kontaktet mes Nismës e PDK’së.

“Z. Limaj ka pasur kontakte të vazhdueshme me PDK-në, nuk e di nivelet e tjera në PDK a janë të njoftuara. Me z.Mustafa gjithashtu dhe vendimi përfundimtar do të merret në ditët në vijim. Këto janë tre opsione që kemi në tavolinë’, theksoi Sherifi.

Tash vendi zyrtarisht do të shkojë në zgjedhje dhe pritet vetëm shpallja e tyre.

Në një prononcim për Gazetën Express, shefi i grupit parlamentar të Nismës, Endrit Shala, ka bërë të ditur se partia ende nuk ka marrë vendim për ndonjë koalicion parazgjedhor.

“Ende nuk e kemi marrë vendimin si parti se a do të kemi koalicion parazgjedhor apo do të garojmë të vetëm”, tha Shala për Express.

Partia Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së kryesisë të mbajtur ditën e djeshme dhe kanë vendosur që Hoxhaj të jetë bartës i listës dhe kandidat për shef të Qeverisë në zgjedhjet e ardhshme, në mungesë të kryetarit Kadri Veseli, i cili është arrestuar, pasi Prokuroria Speciale e Hagës i ka ngritur aktakuzë për krime lufte.

Hoxhaj ka në dorë se me kë shkon partia e tij në zgjedhje. Kështu thotë zyrtari i lartë i PDK’së, Elmi Recica.

Deputeti nga radhët e PDK-së në një prononcim për Gazetën Express, tregoi që Partia Demokratike e Kosovës ia ka besuar të gjitha kompetencat kandidatit për Kryeministër.

“Në si parti kemi marrë vendim që të gjitha kompetencat për zgjedhjet e ardhshme ia kemi besuar, z.Hoxhaj”, tha Reçica për Express.

Bashkëpunimi i fundit mes PDK’së e Nismës, ka qenë para zgjedhjeve të vitit 2017, kur ato hyn nën ombrellën e PAN’it bashkë me AAK’në dhe i fituan zgjedhjet.

Para PAN’it, Limaj ishte larguar nga PDK’ja nga paknaqësitë që kishte aty, për ta themeluar partinë e tij bashkë me një prej themeluesve të PDK’së, Jakup Krasniqin.

Nisma Socialdemokrate gjatë zgjedhjeve të kaluara nacionale ishte në koalicion parazgjedhor me Aleancën Kosova e Re (AKR) dhe me Partinë e Drejtësisë, të cilët së bashku kishin arritur që pas shumë vështirësive, megjithatë ta kalonin pragun zgjedhor dhe të hynin në Kuvend.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me një vendim të publikuar më 21 dhjetor, rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit, pas konsideroi se është zgjedhur në mënyrë kushtetuese, pasi deputeti Etem Arifi votoi pro saj edhe pse ishte i dënuar me burg.

Zgjedhjet e ardhshme duhet të mbahen brenda 40 ditësh, prej ditës kur do të shpallen nga ushtruesja e detyrës së Presidentit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img