6.8 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

A po kthehen serbët në institucionet e Kosovës

Kanë kaluar më shumë se 3 muaj që kur kryeministri Isa Mustafa emëroi si ministre të Administrimit të Pushtetit Lokal Mirjana Jevtiqin.

Por puna e saj si ministre u ndërpre vetëm pas dy takimeve zyrtare që pati në këtë ministri. Pas kësaj, ajo nuk u pa më dhe pothuajse askush nuk flet për prezencën e saj në ministri.

Përkundër insistimit të KTV-së për të marrë një qëndrim nga ministrja serbe, kontakti me të ka qenë i pamundur.

Jevtiq, në një prononcim për mediat në gjuhën serbe, as nuk e ka mohuar e as pohuar se ajo ka dalë në vendin e saj të punës.

“Së shpejti do t’i merrni vesh të gjitha detajet,” është përgjigjur Jevtiq.

Se pjesëtarët e Listës Serbe gradualisht po kthehen në institucionet e Kosovës, duke i dhënë fund kështu bojkotit, e tregon edhe pjesëmarrja deputetit të Listës Serbe Sllobodan Petroviq, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Petroviq mori pjesë në këtë asamble me delegacionin e Kuvendit të Kosovës, në krye të të cilit ishte Xhavit Haliti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img