Në adresën e Mitrovica SOT disa qytetar kanë shprehur brengën e tyre lidhur me këtë objekt që është ndërtuar ditëve të fundit e sipas tyre mund të jetë një punkt.
Nuk ka ende informata zyrtare për çfarë do të shërbej ky objekt por mbetet që institucionet komunale të dalin me një reagim para mediave.
Krahas këtij objekti që është ndërtuar,janë edhe shumë shtëpi të banorëve shqiptar që nuk lejohet të bëhet as renovimi dhe rindërtimi i tyre.
Me qindra familje Shqiptare tash e 22 vite vazhdojnë të jetojnë në jugun e qytetit me qera,duke iu pamundësuar kthimi në pronat e tyre.