Site icon PrishtinaPress

A po finalizohet Zajednica? – Kurti e Bislimi sërish darkë pune më Lajçakun në mesnatë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, të hënën do të qëndrojë në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeizu.

Ai ka thënë se Kurti dhe zv.kryeministri Bislimi do të kenë një drekë pune me Lajçak.

“Kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi priten të zhvillojnë nesër një drekë pune me emisarin Lajçak”, tha Kryeziu mbrëmë.

Ai pas Prishtinës, do të shkojë edhe në Beograd, ku do të zhvillojë takim edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Vizitat e shpeshta të Lajçak në Kosovë dhe Serbi, kanë të bëjnë me rritjen e intensitetit të dialogut, konkretisht për avancimin rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

Lajçak drekoi me Kurtin dhe Bislimin edhe me 25 janar, pikërisht në Prishtinë.

Pas darkës Lajçak tha se në takimin me Kryeministrin Kurti janë pajtuar që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel. E, një nga këto marrëveshje është edhe formimi i Asociacionit.

“U ktheva në Kosovë për t’i vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Bisnik Bislimin, për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu u dakorduam që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të zbatohen plotësisht”, kishte shkruar Lajçak në Twitter.

Sa i përket Asociacionit, Kurti gjatë fillim shkurtit ka paraqitur 6 kushte për themelimin e AKS-së.

Kreu i Qeverisë tha se Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Vuçiq, në anën tjetër, i ka konsideruar këto kushte si ‘përralla’.

Exit mobile version