Thaçi në këtë konferencë foli edhe për deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili tha se Serbia po shet e falë armë si mjet diplomatik kundër Kosovës.
Presidenti tha se Pacolli deklaratat e tij i ka të bazuara në fakte dhe i njëjti është vetë dëshmitar në procesin e sjelljes së njohjeve të reja, mirëpo edhe të stopimit të tërheqjes së këtyre njohjeve, proces ky i ndikuar nga diplomacia serbe.
“Nga ajo që kam biseduar me Pacollin, e shoh që ai është ballafaquar me një gjë të tillë, e sidomos në vendet e Afrikës, dhe mendoj që kjo çështje duhet të trajtohet me shumë seriozitet”, ka thënë Thaçi.
Kujtojmë se për një çështje të tillë, pak ditë më parë ka lëshuar njoftim edhe vetë ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ku bëhej thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të rrisë kontrollin, verifikimin dhe mbikëqyrjen e sjelljeve dhe veprimeve të tilla të shtetit serb në kontinentin afrikan.