7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

A po e mbështet Parlamenti Evropian me rezolutë idenë e Thaçit për korrigjimin e kufirit?

Parlamenti Evropian, i cili është i vetmi institucion i BE-së që Kosovën e trajton si shtet të pavarur, shumë më drejtpërdrejtë se Bashkimi Evropian po e përkrahë idenë e Thaçit për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

Me draft-rezolutën e votuar dje në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, eurodeputetët kanë “folur” në mënyrë identike me gjuhën e presidentit Thaçi, duke përdorur të njëjtat argumente.

Në këtë draft-rezolutë ata kanë bërë thirrje për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, që do të përkrahet nga të gjitha palët dhe që do të ruajë karakterin shumetnik të shteteve, duke mos krijuar kufij përgjatë vijave etnike.

“Shtetet e pastra etnikisht nuk mund dhe nuk duhet të jenë synim në rajon”, thuhet në këtë draft-rezolutë, sipas së cilës “çfarëdo ndryshimi i kufirit të njohur ndërkombëtarisht mund të bëhet pas debateve të thukëta dhe gjithëpërfshirëse brendapërbrenda në marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe me mbështetjen e plotë të të gjitha palëve të përfshira”.

Me konferencat e tij të shpeshta, vetë presidenti Thaçi e ka thënë me dhjetëra herë të njëjtën gjë.

Duke e komentuar këtë vendim të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, më herët edhe presidenti Thaçi ka thënë se draft-rezoluta është dëshmi se eurodeputetët e kanë kuptuar qartë se cili është opsioni më i mundshëm dhe real i arritjes së marrëveshjes përfundimtare, e cila Kosovës ia siguron njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB.

Thaçi ka thënë se miratimi i kësaj draft-rezolute shpreson se do t’i ndihmojë të gjithë edhe në Kosovë, pra institucionet dhe partitë politike, që ta kuptojnë se cili opsion mund ta bëjë të mundur arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img