Site icon PrishtinaPress

A po e humb Meka pamjen e qytetit të shenjtë (Foto)

Banorët e Mekës dhe muslimanët në mbarë botën janë gjithnjë e më të shqetësuar për ndërtesat e larta që po ndërtohen në qytetin e shenjtë, dhe për humbjen e trashëgimisë që ato sjellin në mënyrë të pashmangshme.

Trendi shqetësues vazhdon pavarësisht nga zotimet e zyrtarëve lokalë për të kufizuar ndërtimin e tyre.

Ndërsa banorët shqetësohen se vendet më të shenjta të Islamit janë duke u zhdukur pas rrokaqiejve, dhe më shumë se 2.5 milion myslimanë nga mbarë bota vërshojnë në rrugët e ngushta të Mekës për pelegrinazh çdo vit.

Kulla e orës së Mbretit Abdulaziz e cila është pranë Xhamisë së Madhe, ka qenë pika qendrore e kritikës.

“Ajo që na pengon është se dizajni i jashtëm nuk është tradicionalisht arabisht … Ajo që ata ndërtuan e bënë të duket si ndërtesë në Australi, ajo nuk jep një ndjenjë të arabëve dhe Mekës”, tha Ëafa Sbbet, 50 vjeç, i cili erdhi nga Sydney në Haxh.

“Kjo kullë nuk respekton dinjitetin, shenjtërinë dhe kulturën e Qabesë … ajo ka shkatërruar një mal të tërë”, thonë edhe banorët lokal… /Mesazhi/

Exit mobile version