2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

A mundet Tesla të kalojë rrethrrotullimin më kompleks vetëm me ndihmën e pilotit automatik?

ërkundër faktit se autopiloti i Tesla mund të bëjë shumë, veçanërisht pas azhurnimit të fundit të softuerit, tashmë pasi i afrohej rrethrrotullimit, makina ia la menaxhimin shoferit.

Tashmë Tesla u testua në të ashtuquajturin “rrethrrotullimi magjik” në Britaninë e Madhe.

Kjo qendër trafiku përbëhet nga pesë mini-rrathë. Secila prej këtyre rrethrrotullimeve është i lidhur me rrethin e madh që është në qendër të këtij rrethrrotullimi magjik.

Një drejtues i Tesla Model 3 erdhi me idenë për të testuar sistemin aktiv të asistencës së shoferit, të ashtuquajturin auto-pilot, në këtë rrjet të rrethrrotullimeve dhe të zbulojë nëse makina do ta kalojë atë pa ndihmë njerëzore.

Ky është një shembull ekstrem që tregon më mirë se si kjo makinë ‘heq dorë’ nga ky rrethrrotullim. Përkatësisht, pasi iu afrua kryqëzimit, makina “u deklarua e paaftë” dhe ia la shoferit menaxhimin e situatës.

Sidoqoftë, inteligjenca artificiale duhet të falet në këtë rast, sepse nuk është e lehtë për njerëzit as kur hasen në këtë rrethrrotullim në Swindon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img