Qeveria e Kosovës thotë së nuk ka marrë asnjë kërcënim nga Serbia për futjen e ushtrisë serbe në Kosovë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte dërguar mesazhe kërcënuese me rastin e arrestimit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Kosovë.
Ai kishte thënë se nëse nuk është i menjëhershëm largimi i ROSU-s nga veriu dhe nëse nuk lirohet mënjëherë Gjuriq, atëherë ai është i gatshëm të dërgojë ushtrinë e Serbisë në Kosovë.
Lajmi.net ka kontaktuar me Avni Arifin, shefin e stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka marrë asnjë kërcënim nga askush.
“Nuk ka kalu asgjë përmes meje, nuk kemi marr asgjë”, ka thënë Arifi.