2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“A marrin pjesë ose jo, vullnet i lirë i subjekteve”, KQZ nis zbatimin e planit operacional për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri

“Është në vullnetin e lirë të subjekteve politike që të marrin pjesë ose jo në një proces zgjedhor”. Kështu tha zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor në një përgjigje për Insajderin pyetur rreth bojkotit të lajmëruar nga Lista Serbe ndaj zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore më 23 prill.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke filluar nga sot, ka nisur zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave dhe për dy kuvendet komunale. KQZ-ja, si çdo herë tjetër, mbetet e përkushtuar për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve”, tha ai.

“Lista Serbe mund të futet me listë të rreme në zgjedhje”, Jabllanoviq flet një skenar të mundshëm pas bojkotit

Ndërkaq KQZ njoftoi gjithashtu se aplikimet e reja të kandidaturave do t’i pranojë deri më 22 mars, që është katër ditë më shumë se ajo që ishte njoftuar paraprakisht.

“Sa i përket procesit të aplikimit dhe certifikimit të subjekteve politike për të marrë pjesë në këto zgjedhje, dy afate janë me rëndësi. Së pari, siç e dini, gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar, KQZ-ja ka certifikuar 11 kandidatë për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar në ndonjërën nga katër komunat dhe 63 kandidatë për të garuar në zgjedhjet për dy kuvendet komunale”.

“Ky proces do të vlejë, çka do të thotë se subjektet politike do të mundet që nga 9 deri më 13 mars të konfirmojnë kandidatët e certifikuar. Dhe, së dyti, përveç konfirmimit të kandidaturave të certifikuara, KQZ-ja do të pranojë edhe aplikimet e reja nga partitë politike, kandidatët e pavarur, iniciativat qytetare apo koalicionet. Kjo do të mund të bëhet deri më 22 mars”, thonë nga KQZ-ja

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img