Papunësia në Kosovë, brenda dhjetë vjetësh, ka shënuar rënie për mbi 17 për qind, tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Nga 30 për qind sa ka qenë në vitin 2013, ka rënë në 12.6 për qind vitin e kaluar.
Më saktësisht, sipas ASK-së, numri i të punësuarave në vitin 2013 ka qenë 338.365, ndërsa 403.813 më 2022.
Shumë qytetarë në Kosovë po mundohen që të i mbajnë nga dy puna e në këtë mënyrë të kursejnë mjaftueshëm para që të jetojnë si duhet.
Nga Administrata Tatimore e Kosovës kanë treguar nëse lejohet ligjërisht që një person të jetë në marrëdhënie pune në dy vende të ndryshme.
“Pavarësisht ku punon e sa puna i mban kontributet obligohet punëdhënësi me i pagu”, ka thënë zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa, për RTK-në.