0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

A kishte të drejtë Suedia gjatë gjithë kohës rreth pandemisë?

Në muajin prill të vitit 2020, Suedia ishte ndër dhjetë vendet më të goditura nga pandemia e coronavirusit. Numri ditor i vdekjeve u rrit mbi 100, mbi 500 pacientë të infektuar me coronavirus ishin në kujdes intensiv, dhe situata ishte veçanërisht e rëndë në shtëpitë e pleqve, ku infeksioni mori me shpejtësi jetën e 80-vjeçarëve dhe 90-vjeçarëve.

Bota e ndoqi situatën në mosbesim, veçanërisht duke pasur parasysh se epidemiologu kryesor shtetëror, Anders Tegnell, miratoi strategjinë me shumë rekomandime, por me shumë pak kufizime reale, raporton thelocal.se.

Shumë ekspertë besuan se Suedia po eksperimentonte me popullsinë e vet, se dhjetëra apo edhe qindra mijëra njerëz do të vdisnin deri në verë dhe se sistemi spitalor do të shembej shkaku i pacientëve. Në mes të një pandemie në rritje, për të cilën nuk kishte vaksina ose trajtime të përparuara mjekësore në atë kohë, epidemiologu suedez me famë botërore, 71-vjeçari Johan Giesecke, mentori i Tegnellit dhe një nga paraardhësit e tij, foli për platformën britanike UnHeard.

Deklaratat e Giesecke kryesisht pasqyruan pozicionin zyrtar epidemiologjik suedez dhe të Institutit të Shëndetit Publik. Ata ishin krejtësisht të kundërt me drejtimin në të cilin po lëvizte e gjithë Evropa.

“Bllokimi nuk mund të funksionojë në demokraci, domethënë, në rastin më të mirë, mund të futet si një masë e vetme dhe afatshkurtre, si një plumb i vetëm që duhet të qëllohet në kohën e duhur. Nuk ka asnjë bazë shkencore për masat e marra në të gjithë Evropën. Përqindja e vdekjeve shkaku i COVID-19 në të gjithë Evropën në një vit do të jetë afërsisht e njëjtë, diferencat do të jenë më së shumti rreth 20 për qind”, kishte deklaruar me gjakftohtësi Giesecke.

Cila është situata sot, 15 muaj më vonë?

Sot, 15 muaj më vonë, nuk ka më asnjë dyshim se Tegnell dhe Giesecke, për të thënë aspak, nuk kishin gabuar. Edhe pse shkollat fillore mbanin mësimet normalisht, megjithëse të gjitha dyqanet, qendrat tregtare, restorantet, kopshtet, kinematë, transporti publik, palestrat, vendpushimet e skive, kafenetë dhe aktivitetet e tjera ishin të hapura, megjithëse nuk kishte mbyllje, mbajtje të detyrueshme të maskave ose mbyllje të kufijve, Suedia sot qëndron më mirë se shumica e vendeve evropiane.

Si në aspektin e vdekshmërisë totale nga COVID-19, ashtu edhe sipas vdekshmërive normale, por edhe rënies së aktiviteteve ekonomike.

Gjithsej 14,656 shtetas suedezë vdiqën nga coronavirusi deri të premten, duke vënë në dukje se të gjithë ata që vdiqën pas një testi pozitiv të PCR, pavarësisht nga shkaku i vdekjes, janë përfshirë në atë regjistër.

Ka 109 pacientë në spitale të diagnostikuar me coronavirus, 16 prej të cilëve janë në njësitë e kujdesit intensiv. Në muajin e fundit, 1,500 deri në 2,100 infeksione të reja në javë janë regjistruar në rang kombëtar, ndërsa në ditët më të këqija të pandemisë, në fund të dhjetorit 2020, kishte deri në 10,000 raste të reja në 24 orë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img