A kanë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e reja? Flasin nga PDK-ja

43
Advertisement

Partitë politike kosovare do të përballen me zgjedhjet të reja më herët sesa e kishin menduar. Situata e re politike e krijuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi Avdullah Hotin tashmë do të shtyjë partitë të mendojnë për strategjinë me të cilën do ti qasen zgjedhjeve të reja.

Advertisement

Në gjithë këtë ambient të ri politik të krijuar, Partia Demokratike e Kosovës ndodhet në pozitë më të vështirë, pas shkuarjes së Kadri Veselit në Hagë.

Nga kjo parti në një përgjigje për Gazetën Express kanë thënë se Enver Hoxhaj do t’i prijë PDK’së në përgatitjet për zgjedhje, megjithatë s’kanë specifikuar se kush do të jetë kandidat potencial për kryeministër, në rast se vendosin të garojnë të vetëm.

“Sa i përket kryetarit, Partia Demokratike e Kosovës e  ka ushtruesin e detyrës z. Enver Hoxha dhe ai do t’i prijë partisë në zgjedhje”, ka thënë për Express, deputeti Kujtim Gashi.

Në ndërkohë për sa i përket kandidatit të kësaj partie për kryeministër, Gashi theksoi se nuk është diskutuar ende.

Ai potencoi se në ditët në vijim do të ketë veprime konkrete për sa i përket këtij aspekti.

“Për çështjet tjera ende nuk kemi diskutuar, sigurisht që ditëve në vazhdim do të kemi veprime konkrete në këtë drejtim”, ka thënë më tutje ai.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, PDK-së, kandidoi me Kadri Veselin për kryeministër, i cili njëherësh ishte edhe kryetar i partisë.

Nga këto zgjedhje përfundimisht, Lëvizja Vetëvendosje pati fituar 26.27%të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës 24.54% dhe  Partia Demokratike e Kosovës u rendit e treta me  21.23 për qind.

Në ndërkohë ky subjekt politik ka mbetur pa kryetar qysh nga 5 nëntori, kur edhe Kadri Veseli iu konfirmua aktakuza për krime lufte e krime kundërnjerëzimit nga Gjykata Speciale.

PostAdssFotoja e reklamës