Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj është deklaruar shkurtimisht para mediave, pak para fillimit të seancës së gjashtë konstituive.
I pyetur se si do të jetë votimi i tyre sot për kandidaten e VV-së, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, Limaj tha se nuk kanë ndryshuar qëndrim.
“Qëndrimi dhe vendimi ynë është siç ka qenë edhe herën e kaluar”, tha Limaj para mediave.