0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

A ka lidhje Albin Kurti me tenisin? Kjo është përgjigja e tij

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përmbylljen e Festivalit të Tenisit për vitin 2022, aktivitet ky i organizuar nga Federata e Tenisit dhe e përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Para të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se tenisi është një ndër sportet më të bukura dhe më të shëndetshme, si për t’u luajtur, por edhe për t’u shikuar. Andaj është ndjenjë e mrekullueshme për mua që t’ju shoh të gjithëve bashkë dhe të gatshëm për të luajtur tenis, shtoi ai.

Kryeministri Kurti rikujtoi se edhe ai ka luajtur tenis dhe se ka përcjellë yjet e mëhershme të tenisit, mirëpo ka thënë se kushtet tani janë shumë më të mira sesa atëherë kur improvizonin fushë tenisi në lagjen “Aktashi”.

” Edhe unë kur kam qenë në moshë më të re kam luajtur tenis, e mbaj mend që në lagjen “Aktashi”, në lagjen time të fëmijërisë, tenisin na e pat sjellë Arben Islami, i cili e pashë që ndodhet këtu në mesin tonë sot dhe ajo ka qenë koha, kur ndeshjet nuk kanë qenë me emra sikurse të këtyre që janë sonte. E mbaj mend se atëherë ndesheshin Boris Becker me Ivan Lendl, e pas asaj ne kemi luajtur e shikuar deri diku te Andre Agassi me Pete Sampras, e mandej na ka humbur lidhja diku, por pse jo të mos rikthehemi edhe në këtë moshën tonë të mesme, se plak më nuk është askush dhe bashkërisht me juve, ta përkujtojmë e ta rijetojmë atë moshë kur sporti, shëndeti, rinia, kanë qenë bashkë”, ka thënë ai.

“Aktiviteti fizik dhe sporti kanë rol kyç në zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të gjeneratave të reja. Përmes tyre krijojnë qëllime dhe marrëdhënie të shkëlqyeshme shoqërore, bëhemi shoqe e shokë me njëri-tjetrin, përkujdesemi për mirëqenien fizike, mendore dhe emocionale të të gjithë fëmijëve tanë”, tha kryeministri Kurti.

Duke folur për rolin edukativ të sportit, ai theksoi se jeta është një seri e fitoreve dhe e humbjeve, por sporti është mënyra më e mirë përmes së cilës njerëzit mësojnë se si të jenë modest kur fitojnë, e po ashtu të jenë me dinjitet edhe atëherë kur humbin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img