4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

A ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri, flet zëdhënësi i KQZ-së

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sot në një konferencë për media, bëri të ditur se mbledhja e sotme është shtyrë për nesër. Ai u pyet nga gazetarët se a ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri.

Elezi tha se për aq sa i takon KQZ-së, janë duke i kryer detyrat kushtetuese dhe ligjore për organizimin e zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucion që ka për detyrë kushtetuese të përgadisë një proces zgjedhor në aspektin teknik, pra të zhvillimit të afateve të ndryshme që kanë të bëjnë me një proces zgjedhor duke filluar nga certifikimi i kandidatëve dhe subjekteve politike, pastaj votimi jashtë vendit dhe aktivitetet e tilla të ngjashme të cilat ju i dëgjoni pothuajse çdo ditë nga ana e KQZ-së. Pra aq sa i takon KQZ-së, ne jemi duke kryer detyrat tona kushtetuese dhe ligjore për organizimin e zgjedhjeve”, tha ai./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img