-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

A ka ikur në Dubai Safet Gjici pas skandalit?

Gazetari investigativ, Artan Hoxha dha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, detaje për dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, i cili ishte pjesë e një videoje të rëndë me sfond seksual, pas të cilës ai u shkarkua nga qeveria, ndërsa SPAK tha se ka nisur hetime për këtë çështje.

Hoxha tha se dyshonte se mund të jenë paguar edhe para që ajo të mos dilte në qarkullim, por ajo doli dhe prishi punë, duke ngatërruar situatën.

Rakipi: Ç’po ndodh me çështjen Gjici?

Hoxha: Policia gjyqësore ka marrë deklarime të personave të tjerë, edhe persona të stafit të bashkisë së Kukësit. Është marrë vajza e filmimit. Pjesë e hetimit është edhe pse u bë video. Është kërkuar edhe pajisja që bëri regjistrimin, cili ka qenë objektivi, pse është bërë filmimi, etj.

Zoti Gjici nuk është thirrur, do të thotë që duan të kenë plotësuar të gjithë puzzle në momentin që do të thërrasin zotin Gjici. Në raste të tjera, si Shukri Xhelili, u veprua edhe më shpejt.

Unë kam nxjerrë videon e plotë, jam habitur kur lexoj teoritë konspirative. Regjistrimi është bërë për interesa që e dinë ata që kanë çuar vajzën aty. Publikimi ka nxjerrë jashtë kontrollit të gjithë planin për shantazhin. Rrugës, ata që e kanë bërë këtë punë, nuk e kanë mbajtur dot regjistrimin. Nuk e kanë ruajtur dot dhe ka rrjedhur.

Dyshoj që mund të jenë paguar edhe para që ajo të mos dalë. Dalja ka prishur punë dhe ngatërroi situatën.

Rakipi: Safeti është në Shqipëri? Se ky është popull thashethemaxhi, që thonë se ka ikur…

Hoxha: Thonë iku në Dubai, por Gjici nuk ka kaluar kufirin dhe është brenda territorit të Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img