0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

A ju ndihmon ngrënia e drithërave para gjumit që të flini më mirë

A ju ndihmon ngrënia e drithërave para gjumit që të flini më mirë

Derisa drithërat më së shpeshti konsiderohen si ushqim për mëngjes, disa rekomandojnë t’i hani para gjumit. Megjithatë, duke pasur parasysh se zakonisht përmbajnë sheqer të shtuar, ekspertët besojnë se është më mirë të mos i konsumoni dy deri në tre orë para gjumit.

Edhe pse drithërat më së shpeshti emërtohen si ushqim për mëngjes, disa prodhues i reklamojnë ato edhe si ushqime të përshtatshme për vaktin e mbrëmjes. Megjithatë, sa mund ta ndihmojë në fakt trupin tuaj që të flejë?

Rituali i të ngrënit para se të shkoni në shtrat është karakterizuar prej kohësh si negativ. Hulumtimet kanë treguar se ngrënia e një vakti të madh shumë afër kohës së gjumit mund ta dëmtojë gjumin.

Sheqernat e rafinuar mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak, duke shkaktuar një rritje të energjisë dhe duke i mbajtur njerëzit zgjuar për më gjatë.

Edhe pse disa drithëra mund të vijnë me përbërës qetësues, ato shpesh përmbajnë sheqer të shtuar që mund ta prishë ciklin tuaj të gjumit.

“Për shkak se sheqeri mund të veprojë si një inflamacion që çrregullon gjumin, është më mirë ta shmangni atë sa më shumë që të jetë e mundur para gjumit. Si rregull i përgjithshëm, unë kam rekomanduar që dikush të mos hajë sheqer dy deri në tre orë para gjumit për të lejuar tretjen e duhur”.

Një ëmbëlsirë e kohëpaskohshme para gjumit mund të mos ju dëmtojë, por në përgjithësi nuk rekomandohet konsumimi.

Ata që kërkojnë ta përmirësojnë gjumin përmes ushqimit mund të provojnë fruta të tilla, si banane, qershi, domate, arra ose tërshërë, të cilat të gjitha përmbajnë melatonin, një hormon që prodhohet natyrshëm në organizëm dhe e rregullon gjumin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img