Sulmi ndaj rrjetit social WhatsApp është një mashtrim”.
Kështu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania eksperti i IT, Tomi Kallanxhi.
Ai shpjegoi se është e pamundur që hakerat të futen në telefonat e mbi 500 mijë shqiptarëve dhe të vjedhin bisedat.
Kallanxhiu sqaroi se ky rrjet social nuk i ruan bisedat.
“Jo është pothuajse e pamundur, nuk është se WhatsApp është një softwere ku gjithë të dhënat tona ndodhen në një server . Është e pamundur kjo gjë që vetë nuk i ruan bisedat vetë, janë të ruajtura vetëm në telefonat tona”, u shpreh ai.
“Gjithmonë njerëzit duhet të kenë kujdes sidomos atë kodin me 6 shifra që na vjen për të verifikuar një numër të caktuar telefoni. Në darkweb shumica e gjërave mund të jenë edhe mashtrime”, tha ai më tej./euronews.al