Site icon PrishtinaPress

A janë të dëmshme bimët në dhomën e gjumit?

Bimët për ambientet e brendshme mund të mobilojnë shtëpinë më mirë se çdo mobilie e kushtueshme, duke i dhuruar ambientit një ndjesi ngrohtësie dhe mikpritjeje. E gjelbra dihet është një garanci bukurie dhe për apartamentet apo dhomat më të vjetra.

Dilema e vetme ka të bëjë me vendosjen e tyre në ambientin e natës. Prej kohësh ekziston frika se vendosja së tyre në dhomën e gjumit mund të dëmtojnë shëndetin, për shkak të çlirimit të dioksidit të karbonit. Por nëse mendojmë për sasinë e dioksidit të karbonit që çlirohet në një dhomë, arrijmë në rezultatet se ajo është e papërfillshme për të na dëmtuar.

Kështu që bimët në dhomën e gjumit nuk dëmtojnë shëndetin, gjithmonë nëse sasia e tyre është në raport të drejtë me hapësirën e dhomës. Përkundrazi, bimët në dhomën e gjumit mund të jenë relaksuese dhe ndihmë e madhe kundrejt pagjumësisë.

Ngjyra e gjelbër dhe kontakti më natyrën, ndihmojnë në përmirësimin e humorit. Mjafton të mendojmë për një shëtitje në pyll apo piknik në park.

Këshilla jonë, është të vendosni në dhomën e gjumit, bimë dekorative si aloe vera ose potos, duke mënjanuar ato me shumë aromë që mund të na shqetësojnë gjumin. /EO/

Exit mobile version