-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

A janë puna dhe karriera e njëjta gjë?

Përderisa puna është aktivitet që një person e bën për të mbijetuar, karriera është diçka që lidhet me ndjekjen e pasionit tuaj.

Shumë njerëz e shohin punën e tyre si karrierë dhe prandaj krijohet një paqartësi mes këtyre dy termave.

Për ta qartësuar më mirë këtë dallim, në vijim ofrojmë një analizë të secilit term në veçanti.

Një detyrë ose veprimtari e kryer nga një person, si pjesë e punësimit të rregullt për të fituar para, njihet si punë. Personi që kryen punën njihet si punonjës dhe personi për të cilin kryhet puna njihet si punëdhënës.

Karakteristika të tilla siç janë të drejtat, detyrat, funksionet, përgjegjësitë dhe kompetencat lidhen me çdo punë.

Pa dyshim, puna është një nga burimet më të mira të të ardhurave për të siguruar jetesën. Kjo është arsyeja pse shumica e të rinjve kërkojnë punë sapo të përfundojnë arsimin e tyre, me qëllim që të përfitojnë të ardhura të qëndrueshme, përvojë dhe pavarësi financiare.

Normalisht, njerëzit mbajnë një punë për një periudhë të caktuar. Pasi të arrihet qëllimi për të cilin ata kanë punuar ose kur ata marrin ndonjë mundësi më të mirë për jetë, mbajtësit e punës do të largohen nga puna.

Karriera përcaktohet si profesion i ndjekur nga një person për një periudhë të rëndësishme të jetës së tij/saj. Është seri e punëve që një person ka bërë gjatë gjithë jetës. Ajo përfaqëson qëllime afatgjata të jetës së një personi. Një karrierë nuk kufizohet vetëm në një punë, por është një kurs i jetës në të cilën një person perfeksionon njohuritë, aftësitë, arsimimin dhe kompetencat e tij/saj.

Karriera nuk është vetëm gjenerim i të ardhurave, por është diçka më e madhe. Është ajo që përfaqëson preferencat, interesat dhe pasionet që i keni. Madje, karriera kultivon vlera për të cilat shpeshherë njerëzit janë të gatshëm të marrin çdo lloj rreziku. Kur bëhet fjalë për karrierën, në radhë të parë njerëzit i kushtojnë vëmendje kënaqësisë në punë, e pastaj parave. Karriera e një personi varet nga historia dhe nga planet e tij/saj.

Në punë ju investoni kohën dhe aftësitë tuaja për të fituar para, por kur bëhet fjalë për karrierë, ju investoni kohën tuaj në ndjekjen e ëndrrave. Puna është aktivitet i ushtruar për një kohë të caktuar. Në anën tjetër, përkushtimi për karrierë nuk njeh mëngjes, pasdite, apo natë.

Zakonisht njerëzit me ambicie të mëdha për karrierë, flenë vonë dhe zgjohen herët, vetëm për të mësuar dhe për të eksploruar. Njerëzit mbajnë një punë për një kohë të shkurtër, ndërsa karriera shihet si një objektivë afatgjatë e personave. Puna kërkon arsimim dhe shkathtësi, ndërsa karriera kërkon specializim në një fushë specifike.

Pra, një punë është shumë e ndryshme nga karriera, puna është ajo që po bëni për momentin, kurse karriera është ajo që keni bërë deri tani dhe çfarë do të bëni më pas./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img