Site icon PrishtinaPress

A ja “kallëzoj vendin” Memli Krasniqi Sami Lushtakut?

Ish-Kryetari i PDK-së z. Kadri Veseli kishte filluar nismën e tij dy vite më parë për të larguar nga partia zyrtarët të cilët kanë probleme me drejtësinë dhe ligjin, këtë iniciativë e kishte bërë pak ditë pasi ishte rizgjedhur në krye të PDK-së, në një konferencë të jashtëzakonshme për media nga selia e partisë së tij.

Iniciativës së z. Veseli ju kishte përgjigjur ashpër kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku i cili kishte deklaruar se:

“S’ka bir nane që mundet me më largu nga Partia Demokratike e Kosovës, veç nëse du me u largu vet. Nëse më mbushet menja, me u largu prej Partisë Demokratike atëherë vendosi unë, dikush tjetër nuk s’ka mundësi mem largu”.

Siç duket ky deklarim i Sami Lushtakut gjatë zgjedhjes së antarëve të kryesisë së PDK-së nuk i ka bërë përshtypje Kryetarit te PDK-së Memli Krasniqi pasi qe të njëjtin nuk e ka propozuar për anëtar të kryesisë dhe sipas zhvillimeve të fundit po del qe paska “bir nane qe e largon nga kryesia”.

Për ndryshe gjatë ditës Sami Lushtaku edhe pse nuk është futur në kryesi ka uruar Memli Krasniqin dhe kryesinë e re.

Postimi i tij në FB:

/PrishtinaPress/

Exit mobile version