Supozohet që kur zgjohemi nga gjumi të jemi të freskët, por kjo nuk ndodh tek të gjithë njerëzit.
Disa zgjohen akoma më të përgjumur sesa kanë qenë para se të flinin, e kjo ka një shpjegim dhe një emër.
Ekspertët këtë e quajnë “inerci e gjumit”, pra kjo ndodh kur zgjoheni të lodhur.
Ky term përdoret nga ekspertët për t’iu referuar përgjumjes, çorientimit apo edhe performancës jo të mirë pas zgjimit nga gjumi.
Sipas ekspertëve, kur përjetoni “inercinë e gjumit” keni vazhdimisht nevojë vetëm për të fjetur.