Site icon PrishtinaPress

A ishte shkak martesa e vajzës së Jozefina Topallit? Vjen veprimi i papritur i Kiara Titos dhe Luiz Ejllit

Ka qenë një foto në dasmën e vajzës së Jozefina Topallit, që Mario Deda ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale, e cila me sa duket ka zemëruar së tepërmi Luiz Ejllin. Emri i Marios u rishfaq në fakt kohëve të fundit për hir të marrëdhënies së ngushtë mes dy djemve shkodranë, përgjatë kohës kur Luizi ishte banor i “Big Brother”.

Por, si duket, Luizi nuk e ka pritur mirë faktin që një nga miqtë e tij më të ngushtë të ishte i pranishëm në dasmën e ish-së fejuarës së tij. Zemërimi i Luizit ka shkuar aq larg sa jo vetëm vetë që e ka fshirë Marion nga shoqëria në rrjetet sociale, por mësohet se edhe Kiara ka bërë të njëjtin veprim.

Për shumë kohë u fol se Mario Deda ishte një nga shokët më të ngushtë të Luiz Ejllit. Të paktën kështu deklaroi fituesi i “Big Brother Vip”, teksa ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, është “zhdukur” nga lista e miqve të Luizit dhe Kiarës.

Nuk dihet nëse shkak është bërë ngjarja e fundit ku Mario ka marrë pjesë, dasma e vajzës së politikanes Jozefina Topalli, Margerita. Ajo ka kurorëzuar dashurinë në martesë me partnerin e saj, me të cilin ka dhe dy fëmijë dhe mes të ftuarve ka qenë dhe Mario Deda.

Ky i fundit ka ndarë një foto me nusen në llogarinë e tij në “Instagram”.

Por fansat dhe ndjekësit e zjarrtë të çiftit Luiz dhe Kiara kanë ndjekur reagimet që do të pasonin, duke arritur të kapin “lajmin” e radhës. Sipas tyre, Mario është zhdukur nga lista e personave që Luizi dhe Kiara ndjekin në “Instagram”, por nuk dihet nëse shkak është bërë dasma apo pas përfundimit të “Big Brother Vip” shokët janë larguar nga njëri-tjetri. Megi dhe Luizi kanë pasur një lidhje 10-vjeçare shumë vite më parë, siç ka deklaruar vetë ky i fundit publikisht.

Exit mobile version