Pak ditë më parë, Luiz Ejlli hodhi hipotezën se njihet që nga jashtë me Jori Dellin. Kjo e fundit nuk e mohoi një gjë të tillë dhe si pasojë banorët dhe publiku nisi të bëhej kurioz se si njiheshin.
Madje fansat e tyre kanë aluduar gjithashtu se ata mund të kenë qenë të lidhur. Por këtë kuriozitet e ka hequr personi që menaxhon profilin e “Instagram”-it zyrtar të modeles.
Mikesha e Jorit, e cila merret me rrjetin social të saj, ka bërë së fundmi një pyetësor, ku ndjekësit kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet.
E një nga këto pyetje lidhet pikërisht me deklaratën që bëri këngëtari i njohur.
“A ka qenë Jori ish-e dashura e Luizit?!”, ishte pyetja që dikush ngriti.