Aktorja e famshme, Arjola Demiri, komentohet pafund për raportin e saj me ish-bashkëshortin Ajax Boshnjakun.
Gjatë kohës që ajo ishte pjesë e “Big Brother VIP”, u tha se dyshja i dhanë fund marrëdhënies së tyre shumë vite më parë, për shkak të tradhëtisë dhe dhunës që është ushtruar ndaj Arjolës.
Ndërkohë, aktualisht, ata vazhdojnë të ruajnë raportet me njëri-tjetrin për shkak të fëmijëve.
Së fundmi, aktorja është pyetur në Instagram: “A i sheh ish burri fëmijët dhe a ke raporte të mira apo nuk flisni bashkë”?
“Sigurisht që takohen! Fëmijët e mi kanë raporte shumë të mira me prindin bab”, është përgjigjur Arjola dhe ka publikuar bisedën me vajzën në Whatsapp, ku ajo i thotë: “O ma unë edhe Rubini kemi për të shkuar te babi”./abcnews.al
