4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

A i regjistroi Posta këtë vit zyrat postare serbe si pronë të saj?

Në emisionin #KallxoPernime po diskutohet për gjendjen e Postës së Kosovës dhe për raportin e Auditorit për këtë vit për këtë ndërmarrje.

Ish-kryeshefi i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi tha se arsyeja pse këtë vit raporti i auditorit ka dalur i kualifikuar është sepse menaxhmenti aktual nuk i ka regjistruar zyrat postare të uzurpuara nga posta serbe në pasqyrat financiare.

”Baza për opinion të kundërt vjet ka qenë, do ta merrnim të kualifikuar sikur unë si kryeshef do të hiqesha dorë dhe mos t’i regjistroja zyrat postare të uzurpuara nga posta serbe nga pasqyrat financiare. E pata kundërshtuar dhe e kam shkruar një email te ZKA që unë nuk kam as fletë poseduese, as dokumente kadastrale dhe sikur mos ti kemi ato pasqyrat financiare që ata i quanin mbivlerësim i pasurisë, ne do të heqshim dorë në këto zyra”, tha Smakiqi.

Ai kërkoi të di nga U.D. kryeshefe e Postës së Kosovës, Fakete Kadiu nëse këtë vit këto zyra postare janë regjistruar në pasqyrat financiare.

”Menaxhmenti aktual duhet të shpjegojë a ka heqë dorë në këto sepse unë nuk kisha heq dorë. Nëse kanë heq dorë është një dëm që i është bërë Kosovës që të nxirret një opinion i kualifikuar që nuk ka ndonjë vlerë”, tha Smakiqi.

Për këtë pati përgjigje, kryesuesi i Bordit të Postës, Fadil Bejta që tha se nuk kanë hekur asnjë pronë të Postës nga pasqyrat financiare.

”Ne nuk e kemi hekur asnjë pronë të Postës së Kosovës të asnjë pjesë të zyrës postare kudo brenda territorit të Kosovës, ekzistojnë ato në pasqyrat financiare në bilancin e gjendjes, por kemi bë shpalosjen e sqarimeve vijuese që prona të caktuara nuk i kemi në bazë në fletë poseduese, atë që nuk e keni bë ju e kemi bë ne, që kemi bërë shpalosje të mirëfillta dhe në komunikim që kemi pas me ZKA i kemi bë shpalosjet e duhura”, tha Bejta.

Por, Smakiqi tha se ka informacione që Posta i ka hequr nga pasqyrat financiare këto zyra.

”Unë kam informacione të sigurta që Posta e Kosovës  ka hequr zyrtar postare që i ka Serbia nga pasqyrat financiare dhe kjo është e sigurt”,  tha ai.

Kryesuesi i Bordit të Postës ritheksoi se s’është e vërtetë që janë larguar.

”Në bazë të kujt po e mbështet këtë deklaratë?  I ke pasqyrat financiare të publikuara.. S’është e vërtete që janë larguar, e përsërisë asnjë cent i vetëm nuk u hekë, bile duhet me cek që ju vitin e kaluar pasuritë e postës i keni vlerësuar fikse zero. Përkundrazi është bërë një vlerësim i duhur”, tha ai më tej.

Për këtë pati reagim edhe nga ana e Besnik Krasniqit, ish- udhëheqës i monitorimit të ndërmarrjeve publike.

“Me aq sa e pash raportin e auditorit ajo që ka ndryshu është vetëm vlerësimi i asteve të paluajtshme, që është përmbush pjesërisht që ka fillu në vitin 2020 dhe pajtona me Smakiqin që pronat që nuk janë në kontroll dhe nuk kanë lista poseduese në kuadër të ndërmarrjes nuk regjistrohen si asete të ndërmarrjes dhe me një sqarim nuk besoj që ZKA e merr si bazë ligjore për me bo një vlerësim të tillë siç e tha kryesuesi sepse s’ka bazë”, tha Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img