Site icon PrishtinaPress

Imami nga Fushë Kosova njofton se u sulmua fizikisht pas Namazit të Teravive

Imami nga Fushë Kosova, Ali Ismaili, njofton se mbrëmë pasi ka përfunduar namazi i Teravive në Miradi të Epërme, është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur në dalje të fshatit.

Ai shkruan se persona të panjohur e kanë sulmuar ngë një veturë pa tabela.

“Unë nga pozita e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe nga pozita e Imamit të Xhamisë në Miradi të Epërme, nuk i kam borxh askujt dhe gjithmonë punën time e kam kryer dhe do t’a kryej me ndershmëri”, shkruan ai.

Postimi i plotë i tij:

Para disa minutave, pasi përfundoi namazi i Teravive në Miradi të Epërme, aty ku jam edhe Imam i xhamisë në dalje të fshatit u sulmova fizikisht nga disa persona të panjohur, nga një veturë pikap pa tabela. Siç duket kërcënimet e mëhershme nuk paskan marrë fund dhe përveç kërcënimeve, tani dikush ka vendosur që t’a konkretizojnë edhe me sulme fizike.

Unë nga pozita e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe nga pozita e Imamit të Xhamisë në Miradi të Epërme, nuk i kam borgj askujt dhe gjithmonë punën time e kam kryer dhe do t’a kryej me ndershmëri dhe përgjegjësi të plotë. Sulmet dhe kërcënimet e tilla nuk më frikësojnë dhe nuk më ndalin në kryerjen e obligimeve të mia karshi qytetarëve.

I bëj thirrje organeve të rendit që këtë problem t’a hetojnë dhe t’a parandalojnë institucionalisht, sepse sot nuk u realizua, por nesër mund të ndodhë diçka edhe më e keqe!

Exit mobile version