1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

A është vërtet i mirë aplikimi i vajit në flokë siç trumbetohet?

Aplikimi i vajit në flokë është metodë antike, e cila thuhet se është përdorur që në Egjiptin e lashtë për të zbutur e parfumosur flokun dhe skalpin

Trashëgimia e kësaj metode vazhdon edhe sot, me efekte të konfirmuara të cilat arrijnë deri në veprim anti-bakterial prej përzierjes së vajrave vegjetalë dhe esencialë.

Tek të parët hyjnë: vaji i arganit, i ullirit, i kastorit, bajames dhe farave. Ndërsa tek esencialët sugjerohen: vaji i rozmarinës, i mentës, livandës dhe i pemës së çajit. Por, është shumë e rëndësishme që çdo vaj që do përdorni të ketë përpunim dhe të jetë për kozmetikë, përndryshe dëmet mund të bëhen të pariparueshme.

Trikologjistia Silvia Cecchinato thekson për Cosmoplitan.it se nëse nis të përdorësh vajra, askush nuk duhet të presë të shohë mrekulli si ato që reklamohen online.

“Flokët rriten nëse ka një predispozitë gjenetike për të ndodhur dhe nëse nuk ka probleme me folikulat. Vaji ndihmon në rigjenerim dhe rënien e flokëve, por edhe në këtë pikë, studimet që janë bërë nuk janë plotësisht të qarta”, thotë Silvia.

“Aplikimi i vajit në flokë nuk është një praktikë që duhet ndjekur nga të gjithë”, shpjegon më tej ajo, citon Anabel.

“Në fakt, përzierja e vajrave në mënyrë të gabuar mund të irritojë lëkurën. Megjithatë, kur vendos ta aplikosh, duhet vetëm një herë në javë, nuk duhet mbajtur më shumë se 4 orë dhe aplikimi duhet bërë në flokë të thatë para larjes”, këshillon Cecchinato.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img