Site icon PrishtinaPress

A është uji me gaz i dëmshëm apo i shëndetshëm për sistemin tretës?

Nuk ka asgjë më të mirë se një gotë me ujë të ftohtë, një pije kaq e lehtë dhe freskuese!

Por nëse jeni adhurues të ujit të gazuar, mund të pyesni me të drejtë veten nëse është apo jo i shëndetshëm. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me përgjigjen e kësaj pyejtje.

A është i shëndetshëm uji me gaz për sistemin tretës?
Ekspertët e shëndetit thonë se për disa persona, konsumi i ujit të gazuar mund të shkaktojë efekte negative për sistemin tretës.

Konsumatorët mund të përjetojnë dhimbje të kyçeve, e madje edhe probleme kardiake, për shkak të ndryshimeve në mikrobiomën e zorrëve (shtëpia e mikroorganizmave në traktin tretës që ndihmojnë në përpunimin e ushqimit që konsumoni çdo ditë).

Po ashtu, duke qenë se ky lloj uji ka flluska gazi natyror në të, është normale që disa njerëz të përjetojnë fryrje dhe gazra pas konsumit.

Uji i gazuar mund të përkeqësojë simptomat tek njerëzit që kanë çrregullime të tretjes si refluksi i acidit, sëmundja e zorrës së irrituar etj.

Gjithashtu vlen të përmendet se disa lloje uji me gaz, përmbajnë ëmbëlsues artificialë për të përmirësuar shijen. Të cilët mund të shkaktojnë shqetësime në tretje dhe ndryshime në mikrobiomën e zorrëve.

Megjithatë, konsumi i këtij uji nuk është tërësisht i dëmshëm. E kjo pasi çdo lloji uji rrit nivelin e hidratimit në trupin tuaj.

E madje, mund të përmirësojë tretjen dhe kapsllëkun edhe më shumë se uji i zakonshëm.

Në fund të fundit shëndeti i zorrëve dhe simptomat e shqetësimeve që ai mund të japë ndryshojnë nga personi në person.

AgroWeb.org këshillon se nëse përjetoni shqetësime pas konsumit të ujit të gazuar, veçanërisht nëse keni probleme me tretjen, kalimi në ujë të zakonshëm mund të jetë një zgjedhje më e mirë.

Ju gjithashtu t’i drejtoheni edhe mjekut tuaj, i cili mund t’ju ndihmojë në adresimin e shqetësimeve që lidhen me shëndetin e sistemit tretës./Prishtinapress/

Exit mobile version