Site icon PrishtinaPress

A është sulmi i Real Madridit më i shpejti në botë?

Nënshkrimi me francezin Kylian Mbappe e ka shtuar shpejtësinë një pjesen ofanzive, pasi një tandem me dy brazilianët, Vinicius Jr dhe Rodrigo, e bën kampionin e Evropës më të dalluar nga thuajse të gjitha skuadrat në kontinent.

Shpejtësia maksimale e francezit llogaritet të jetë 37 kilometër në orë dhe në vrapim prej 100 metrash ai mund ta arrijë cakun për 10.9 sekonda. Ndërkaq e Vinicius Jr 34.7  dhe e Rodrygos 31.7 km/h, njofton klankosova.tv.

Nuk është krejt kjo për “Mbretërit” sa i përket kësaj këtij elementi shumë të rëndësishëm në futboll. “Los Blancos” shpejtësi të madhe kanë edhe në mesfushë dhe në mbrojtje.

Frederico Valverde e kap maksimalen e tij në 36.3 km/h, kurse qendërmbrojtësi Antonio Rudiger 36.7 km/h, njëherit një ndër top 10 futbollistët më të shpejtë në botë, transmeton klankosova.tv.

Kampioni i Spanjës dhe i Evropës, e nis kampionatin e ri të “La Ligas” në udhëtim te skuadra e Vedat Muriqit, RCD Mallorca. Kjo ndeshje zhvillohet të dielen e 18 gushtit me fillim në ora 21:30.

Exit mobile version