
Në pyetje është mbikëqyrja e jashtëzakonshme, e paparalajmëruar dhe inspektimi në terren ndaj aftësive operacionale të një pjese të forcave për reagim emergjent i cili do të realizohet më 9 mars në shumë lokacione në Serbisë, transmeton lajmi.net.
Kontrolli i aftësive operacionale ka filluar me dhënien e alarmit nga Qendra Operative të sistemit qendror të Mbrojtjes, ku kanë marrë pjesë ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq dhe shefi Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjeneral Lubisha Dikoviq.
Nuk dihet nëse ky urdhër vije pas paralajmërimit të Kosovës për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.