Aleksander Jabllanovic dje e e ka dorëzuar listën në KQZ për themelimin e iniciativës qytetare serbe. Edhepse u tha se në dërgesën e bërë në KQZ janë dorëzuar nënshkrimet të cilat thuhej se ishin rreth 500, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Indeksonline mëson me burimet e saj se Jabllanovic është duke kërkuar nënshkrime gjatë ditës së sotme në Leposaviq.
Por ajo që bie në sy është edhe shkelja e KQZ-së në pranimin e dokumentacionit të Jabllanovic.
Siç mund të shihni në dokument në listën e themeluesve të iniciativës serbe janë vënë vetëm tre nënshkrime, nga nëntë emra sa figurojnë në listë.
KQZ e ka bërë shkeljen duke e pranuar listën pasi që siç raportuam dje, drejtoresha për regjistrim në këtë institucion, Miradije Mavriqi i ka “borxh” Jabllanovicit pasi që ky i kishte bërë shërbim duke ia pranuar në punë vajzën e vëllaut si përkthyese në komunën e Parteshit.
Këto shkelje të vazhdueshme ngrenë dilemën nëse tani është momenti që të reagojë edhe Prokuroria e Shtetit.