7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

A është “haram” të rriten çmimet e kurbanëve para Bajramit? Flet Hoxhë Enis Rama

Hoxhë Enis Rama ka qenë i ftuar te gazetari Shkumbin Kajtazi në vigjilje të festës së Kurban Bajramit.

Kryeimami i Mitrovicës shpalosi shumë detaje që kanë të bëjnë me këtë festë, duke u rikthyer edhe në histori, respektivisht bërthamën e saj si festë.

Në intervistën respektive për lajmi.net, Rama komentoi edhe çështjen e asaj nëse është e ndaluar të shtrenjtohet çmimi i kurbanit në prag të festës, siç edhe ndodh rëndom te ne.

Ai konsideroi që kurbani llogaritet produkt bazik për Bajramin e Kurbanit, çka do të thotë se për një kohë të caktuar, nëse një produkt është esencial, nuk mund të shtrenjtohet.

Në aspektin fetar është e ndaluar me shtrenjtu çmimin e një produkti bazik për një kohë të caktuar. Pra, tash kurbani është bazik për festë, andaj ky shtrenjtim është i ndaluar”, tha ndër tjerash Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img