1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

A është gjuha shqipe problem prioritar apo po përdoret për të defokusuar opinionin?! (Video)

Përderisa politikanët e kanë kthyer vëmendjen e gjithë opinionin rreth dygjuhësisë, Bleta i flet pa asnjë problem shoqes së saj Frosinës në maqedonisht, përderisa Frosina ia kthen asaj në shqip.

Ato thonë se shpesh komunikojnë kështu, nga respekti për njëra tjetrën, ndërsa pranojnë se ndonjëherë kjo është edhe zbavitëse.Bleta Abdullai nuk mund të beson se në shekullin 21 ende diskutohet për gjëra si gjuha.“Absolutisht nuk pranoj që në shekullin XXI të diskutojmë për atë se a duhet të mësohet një gjuhë apo jo”, tha ajo.Frosina Pandurska Dramikanin thotë se njeriu kur dëshiron, shumë lehtë gjen mënyrë për të komunikuar. Një shembull tjetër si i Bletës dhe Frosinës, është edhe ai i dy artistëve Visar Vishkës dhe Darko Leshoskit. Ata janë shokë dhe theksojnë se gjuha kurrë nuk ka qenë pengesë për të lidhur shoqërinë që kanë.“Nuk është problem vetëm gjuha por edhe ndryshimi i vetëdijes tek njerëzit. Urrejtja të çrrënjoset sepse kur ka urrejtje politikanët, apo të them kriminelët, nuk janë ata politikanë por kriminelët përfitojnë. Djalli përfiton nga urrejtja jo nga dashuria. Kur do të kishte dashuri, kur njerëzit do të ishin më të sinqertë atëherë do të kishte prosperitet dhe do të ecim vetëm te para“, u shpreh Visar Vishka, aktor.Darko Leshoski, thotë se nuk ka rëndësi se a thua në shqip “nuk ka bukë” apo në maqedonisht “нема леб”, por problemi qëndron se, populli nuk ka bukë.“Siç thashë, vetëm të mos flasim për para dhe për varfërinë, për problemet reale që nuk njohin nacionalitet. Se a je maqedonas, shqiptar, rom, vlleh. Mendoj se përfundimisht duhet ta shikojmë njëri-tjetrin si njerëz dhe duhet të themi se kjo gjë është tërësisht e parëndësishme.Përderisa unë nuk kam për bukë… a do të them në maqedonisht “немам леб“ ose në shqip “nuk kam bukë”, ose “немам пари“ apo “s’kam para” është e parëndësishme”, tha Darko Leshoski, shkrimtar.Analisti politik, Petar Arsovski vlerëson që dygjuhësia në Maqedoni, po përdoret si mjet për të defokusuar qytetarët nga problemet reale me të cilat ballafaqohet shteti, e që lidhen me sundimin e ligjit, mosndëshkueshmërinë, lirinë e shprehjes dhe çështje tjera më prioritare.“Kriza në Maqedoni nuk është etnike, ajo është politike dhe sistematike. Kriza, në bazë të shumicës së raporteve ndërkombëtare por edhe sipas mendimeve të qytetarëve është si pasojë e mungesës së sundimit të ligjit, shprehjes së lirë, liria, demokracia, po edhe ekonomia, sistemi gjyqësor e kështu me radhë. Ndryshimi I tezave me vendosjen e gjuhës si temë e kësaj krize në fakt na largon nga arsyet e vërteta të krijimit të saj. Gjithmonë mendoj se nuk është keq që të diskutohet për këto çështje sepse sa më shumë gjuhë që fliten në Maqedoni, ne bëhemi më të pasur dhe jo të varfërohemi”, tha Petar Arsovski, Analist Politik.Pavarësisht mospajtimeve të deritashme të politikë-bërësve për përdorimin më të zgjeruar të shqipes në nivel të shtetit, një pjesë e shoqërisë civile është e pajtimit se reformat thelbësore janë më prioritare sesa kjo temë, por që raportet mes dy komuniteteve më të mëdha, do të shtendosen nëse gjuhës shqipe, i jepet statusi i merituar.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img