Donald Trump është quajtur “Silvio Berlusconi i Amerikës” dhe ngjashmëritë mes tij dhe ish kryeministrit italian janë vërtetë të dukshme, nisur nga stili i cuditshëm i flokëve, raportet me femrat dhe manipulimi medial.
Por për dallim nga Trump, Berlusconi nuk është përzier në cështje religjioze. Ndaj presidenti amerikan është i krahasueshëm me diktatorin tashmë të vdekur, Sllobodan Millosheviq, shkruan washingtonmonthy, transmeton Klan Kosova.
Si edhe Trump, Millosheviq pati ardhur në pushtet me diskurs etno-nacionalist. Atëbotë ai pati shfrytëzuar thirrjet e serbëve për “më shumë të drejta!” në Kosovë, duke u premtuar atyre se askush nuk do të guxojë t’i prekë me dorë. Kështu Millosheviq u bë hero i serbëve duke dalë krejt jashtë kornizave të asaj që sot quhet “korrektësi politike”.
Politikat e tij shpërbënë ish Jugosllavinë, duke nxitur luftëra që lanë rreth 100 mijë të vdekur.
Gazetarë dhe zyrtarë të lartë që e patën takuar dikur diktatorin thonë se Trump ngjan shumë me të.
Ai ishte i paparashikueshëm dhe me plot besim në publik. Ishte i obsesionuar me kontrollin mbi gjithcka dhe manipulimin e mediave. Nuk i besonte askujt vec familjes së vet, shkruan washingtonmonthy.
Millosheviq ishte oportunist. I njëjtë është edhe Trump. Planet e tij janë të paqarta edhe për vet atë. Ai ende nuk është përballur me situata që kërkojnë reagim kritik. A do të veprojë brenda ligjit, apo do të bëjë veprime që nxisin më shumë dhunë? Nuk i dihet!
Katër vjetët e ardhshme do ta testojnë sistemin demokratik të Amerikës.