Site icon PrishtinaPress

A është Dafina xheloze për Dj Geek? Po dhe pikë!

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë ndër çiftet më të preferuar të showbiz-it shqiptar. Dyshja përpos partnerë në jetë, janë edhe bashkëpunëtorë në skenë. Por, a është xheloze Dafina?

Së fundmi artistja ka publikuar një video “funny” ku tregon se si i dashuri i saj duhet të takohet me vajzat.

Videoja është një pjesë e shkëputur nga filmi i Mr.Bean ku tregon aktorin dhe një vajzë e cila i afrohet atij për ta takuar por ai e largon dhe i jep vetëm dorën. “Si mendoj un se duhet t’i takojë i dashuri im vajzat”- shkruhet në video, dhe duket se Dafina është goxha xheloze.

/Prishtinapress/

Exit mobile version