3.4 C
Pristina
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

spot_img

A e presin veriun kontejnerët për zgjedhjet e 9 shkurtit?

Më 23 prill të 2023-tës kur u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, në mungesë të dakordimit me drejtorët e shkollave, KQZ-ja vendosi që të gjejë zgjidhje alternative.

Kështu, ata në katër komunat vendosën kontejnerë, si improvizim për qendrat e votimit.

Por, në këto zgjedhje të rregullta, kjo mohohet se do të ndodh.

“KQZ ka caktuar numrin e qendrave të votimit dhe vendvotimeve që do të hapen me datë  nëntë shkurt, 2025″.

“Qendrat e votimit në të cilat do të zhvillohet procesi zgjedhor në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe katër komunat veriore të Kosovës sipas vendimit të KQZ-së do të zhvillohen në objekte, kryesisht në objekte shkollore”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në bazë të listës së KQZ-së, Leposaviqi është komuna me më së shumti qendra votimi në këto zgjedhje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img