Kosova e Serbia kanë arritur marrëveshjen bazë për normalizimin e marrëdhënieve në muajin shkurt në Bruksel, ndërsa për Aneksin e Zbatimit të saj janë dakorduar në muajin mars në Ohër. Në asnjërin prej dokumenteve, palët nuk i kanë vendosur nënshkrimet. Kurti tha se edhe atëkohë ka qenë i gatshëm të nënshkruajë.

Autoritetet në Prishtinë theksojnë se çdo iniciativë që është në kundërshtim me Kushtetutën nuk do pranohet, ndërsa Serbia kërcënon se nuk do t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në dialog nëse nuk nis puna për zbatimin e ujdisë. SHBA-ja dhe BE-ja kërkojnë me ngulm nisjen e punës për përmbushjen atij që e quajnë një detyrim për Kosovën dhe garantojnë se asociacioni nuk do të jetë një shtet brenda shtetit./kp/